Dafina ndan përfundimisht rrugët me DJ Geek, paralajmëron klipin e ri “Dasma” të enjten

Mediale Vip

Dafina ndan përfundimisht rrugët me DJ Geek, paralajmëron klipin e ri “Dasma” të enjten

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 15:40
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po tregohet mjaft aktive në muzikë edhe këtë verë.

Ajo ka paralajmëruar për fansat këngën e re “Dasma”, të cilën do ta publikojë të enjten.

Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një video, e cila shfaq pak momente nga klipi i saj i ri.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

Nga ‘trailer’-i, duket se klipi “Dasma” do t’i përshtatet tematikës së këngës, pasi Dafina do të shfaqet me vello nusërie në klip.

Kjo këngë vjen pak kohë pasi këngëtarja Zeiqiri i ndau rrugët me ish-të dashurin e saj prej shumë kohësh, DJ Geek.

Madje emisioni “Prive” raportoi së fundmi se dyshja në fjalë tashmë nuk janë as bashkëpunëtorë në muzikë, ndonëse prej shumë vitesh kanë qenë në të njëjtën ombrellë diskografike.

Duket se ndarja në jetën private ka reflektuar edhe në atë profesionale, pasi Dafina dhe Geek kanë vendosur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit edhe në profesion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat