Akuzohet për sulme seksuale, Kevin Spacey në gjykatë

Mediale Vip

Akuzohet për sulme seksuale, Kevin Spacey në gjykatë

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 23:31
Kevin Spacey

Aktori i njohur amerikan Kevin Spacey mbërriti në një gjykatë në Londër ku pritet të përballet me akuzat për sulme seksuale.

63-vjeçari është deklaruar i pafajshëm për një sërë akuzash për sulme seksuale të kryera ndaj katër burrave, atëherë të moshës 20 dhe 30 të tyre, ngjarje të cilat dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 2001 dhe 2013.

Ai akuzohet edhe për kryerjen e marrëdhënieve seksuale pa pëlqim, akuzë e cila nëse vërtetohet do të bënte që aktori të merrte dënim me burgim të përjetshëm.

Nga momenti kur aktori është bërë shënjestër e padive gjyqësore për ngacmim seksual dhe sjellje të pahijshme,  ai i ka humbur disa projekte të mëdha filmike dhe besohet se do të jetë pothuajse e pamundur për të që të kthehet sërish në  industrinë e kinemtografisë.

Gjyqi ndaj fituesit të çmimit OSCAR dhe shumë çmimeve të tjera pritet të zgjasë rreth katër javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat