Mozzik pjesë e Big Brother VIP?

Mediale Vip

Mozzik pjesë e Big Brother VIP?

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 17:31
Mozzik

Mozzik në “Big Brother VIP Kosova 2”?

Kjo mund të duket e pamundur për shumë prej jush, siç duket e pamundur edhe për vëllain e tij, Getinjo.

Por moderatorja Liberta Spahiu thotë se po.

Ajo ka publikuar në Instagram një screenshot të një bisede me Getinjon në Instagram ku i shkruan “A e ke dëgjuar që Mozzik do jetë në Big Brother VIP 2?”

Kurrë”- i shkruan Getinjo, të cilit Liberta ia kthen: “E sheh?” “Hajër inshallah”- shkruan ai, teksa moderatorja i thotë: “E sheh? Por, ai tha se do rrijë deri në fund”.

Image
Postim

Nuk dihet ende nëse kjo është e vërtetë apo thjesht një lojë. Kujtojmë se Getinjo ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova 1”, ku qëndroi vetëm një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat