Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio janë parë gjatë gjithë fundjavës së bashku në Hamptons

Mediale Vip

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio janë parë gjatë gjithë fundjavës së bashku në Hamptons

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 22:40
Foto nga takimi

Gjatë fundjavës, Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid, u panë edhe një herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke rindezur thashethemet se ata po takohen.

Çifti i supozuar ishin në festën e 4 korrikut të organizuar nga themeluesi i Tao Group, Marc Packer, në Hamptons të shtunën mbrëma si dhe në ngjarjen e David Rosenberg në Bridgehampton.

Më pas ata u panë në një festë të dytë, në ndejën e Akiva dhe Garry Kanfer në Kissaki në Water Mill.

“Ata janë bashkë”, tha një burim për Page Six. “Mënyra se si ata po flisnin me njëri-tjetrin… Ju mund ta ndjeni energjinë”.

Megjithatë, një burim tjetër shpjegoi se DiCaprio dhe Hadid janë pjesë e të njëjtit grup miqsh dhe po rrinin në një turmë.

Ngjarjet e fundjavës në Hamptons ishin sigurisht të mbushura me yje.

Pikërisht në Kissaki ishin të famshëm si Quavo, James Harden, Odell Beckham Jr, Winnie Harlow dhe Jonathan Cheban.

Spekulimet në lidhje me statusin e marrëdhënies së Hadid dhe DiCaprio kanë qenë të vazhdueshme, me Us Weekly që së fundi deklaroi se ata janë në “një ‘situatë’ miqësore tani”.

“Ata u përpoqën të takoheshin disa kohë më parë për të parë nëse mund të kishte ndonjë gjë, por thjesht nuk funksionoi”, shpjegoi burimi.

“Ata janë miq dhe kanë qenë prej shumë kohësh, por nuk janë në një marrëdhënie. Njerëzit thjesht duhet ta lënë këtë të rrjedhë. Leonardo nuk i trajton kështu marrëdhëniet. Ai e shijon miqësinë me Gigin dhe kaq”.

Romanca e përfolur mes tyre vjen pas ndarjes së modeles nga Zayn Malik, me të cilin ka një vajzë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat