Pyetet për Don Xhonin, Ariana Lirey: Çdo gjë ka një fillim dhe një fund

Mediale Vip

Pyetet për Don Xhonin, Ariana Lirey: Çdo gjë ka një fillim dhe një fund

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 19:38
Don Xhoni dhe Ariana Lirey

Ariana Lirey është rikthyer sërish në vëmendje pasi mori pjesë në klipin e ri të Don Xhonit, “Ike”.

Dyshja, të cilët bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre, duket se janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Modelja ruse së fundmi u pyet për reperin kosovar nga ndjekësit përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

“Çka do të thuash për Don Xhonin”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga një ndjekës.

“Çdo gjë ka një fillim dhe një fund”, u përgjigj Lirey duke lënë kuriozë sërish fansat për marrëdhënien mes tyre.

Nuk dihet tani se çfarë po bëjnë apo si është raporti i tyre, ndonëse vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Pas ndarjes në vitin e kaluar, Ariana kishte hedhur disa akuza në drejtim të artistit të njohur shqiptar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat