Rita Ora publikon prapaskenat e klipit të ri “Don’t Think Twice”

Mediale Vip

Rita Ora publikon prapaskenat e klipit të ri “Don’t Think Twice”

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 19:40
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, pak ditë më parë publikoi këngën e re “Don’t Think Twice”.

Kjo njëherësh është kënga e parë nga albumi i saj i ri “You & I”, i cili pritet të lansohet i plotë më 14 korrik.

Regjia është realizuar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi si dhe klipi u xhirua në vendin e tij të lindjes.

Artistja nga Kosova ndërkohë sjell imazhet e 10-vjeçarit Elliot Taylor në filmin klasik të Steven Spielberg të vitit 1982, “ET: The Extra Terrestrial”.

“Kush e ka parë videon e ‘Don’t Think Twice’? Është kënga e parë nga albumi im i ri, You&I publikohet javën tjetër”, ka shkruar ajo.

Nga prapaskenat e klipit të ri, biondja nuk ka munguar edhe me disa imazhe përkrah bashkëshortit ku shfaqen me bluza të njëjta.

E pyetur për këtë projekt, 32 vjeçarja kishte deklaruar: “Don’t Think Twice” është të mos mendosh dy herë dhe thjesht të kërcesh, në mënyrë romantike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat