Dedikimi i veçantë i Gencit për ditëlindjen e Enit

Mediale Vip

Dedikimi i veçantë i Gencit për ditëlindjen e Enit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 20:15
Eni dhe Genci

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e 27-të.

Ajo tha se në këtë ditëlindje ndihet më e lumtur dhe më e plotësuar pasi tani ka marrë edhe epitetin nënë.

Bukuroshja mori urime të shumta dhe një i veçantë nuk mungoi as nga partneri i saj, artisti Genc Prelvukaj.

Më poshtë ua sjellim dedikimin e veçantë të Gencit për Enin (pa ndërhyrje):

“Ne ndajme nje jete bashke, luftojme per cdo enderr te bukur, flasim permes dashurise e besojme ne njeri tjetrin.

Kemi thyer secilen stuhi duke vene ndjenjen mbi lakmine, miresine para krenarise, e familjen mbi cfare do tjeter.

Nese do te kisha mundesine te kthehem ne kohe, nuk do te beja te njejten gje me ty, por do te provoja te beja me shume.

Urime dita e lindjes tende, njeri i dashur, aleat e shok i mire ne jete.

Jam i sigurte qe do te dua deri ne diten kur syte e mi nuk do te hapen me”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat