Luiz Ejlli interpreton një prej këngëve të Ghetto Geasyt bashkë me një grup të vajzave

Mediale Vip

Luiz Ejlli interpreton një prej këngëve të Ghetto Geasyt bashkë me një grup të vajzave

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 22:37
Luizi

Ai është kthyer në një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

Fjala është për fituesin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllin, i cili mori famë të madhe në formatin e lartpërmendur.

I njëjti po shijon në masë të madhe famën pas përfundimit të këtij spektakli, ndërsa është mjaft i angazhuar si me projekte ashtu edhe me koncerte.

Artisti shkodran së fundmi është shfaqur duke interpretuar një prej këngëve të Ghetto Geasyt bashkë me një grup të vajzave.

Më pas kjo u postua edhe në InstaStory të Getoar Selimit, i cili shkroi: “Luiz baba është rikthyer”.

Ghetto me gjasë i është referuar kthimit të tij të fuqishëm në muzikë, duke sjellë vazhdimit këngë të reja.

Veç kësaj, Luizi momentalisht është i ngarkuar edhe me xhirimet e filmit të ri “Në kuadër të dashurisë”, ku luan krahas Olta Gixharit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat