Taylor Swift dhe Matty Healy nuk janë ribashkuar, përfundon romanca mes tyre

Mediale Vip

Taylor Swift dhe Matty Healy nuk janë ribashkuar, përfundon romanca mes tyre

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 11:39
Taylor Swift dhe Matty Healy

Këngëtarja Taylor Swift dhe Matty Healy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.

Pavarësisht disa raportimeve se ish-çifti janë bërë sërish bashkë, një burim i afërt me Swift ka thënë për People se muzikantët nuk do të takohen më.

“Ata nuk janë absolutisht bashkë dhe as nuk janë në kontakt më. Taylor po e shijon të qenit beqare dhe ka kaluar kohë në studio dhe shoqërohet me miqtë në New York City. Kjo është e gjitha”, ka thënë ky burim i Swift.

Përfaqësuesit e  Swift dhe “The 1975” nuk e kanë komentuar, shkruan People.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat