Tayna i bashkohet trendit, hap llogari në platformën Threads

Mediale Vip

Tayna i bashkohet trendit, hap llogari në platformën Threads

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 16:15
Tayna

Meta së fundmi ka lansuar aplikacionin e ri Threads.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ka thënë se ky aplikacion i sapo lëshuar synon të tejkalojë rrjetin social Twitter.

Përdorues të shumta nga Kosova janë bërë tashmë pjesë e tij dhe këtij trendi i është bashkua edhe reperja shqiptare, Tayna.

Image
Tayna

Kështu ka njoftuar artistja përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

“Mezi e mësova TikTok-un tash edhe këtë”, ka shkruar Tayna në postimin e saj të parë në Threads.

“Është hapur një app i ri…kemi të reja”, shkroi rap-artistja në mbishkrimin e saj në InstaStory.

Ndryshe, Threads ka veçori të ngjashme me Twitter dhe i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere.

Zuckerberg tha se në aplikacion u regjistruan mbi 10 milionë njerëz në shtatë orët e para të lansimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat