Yll Limani dhe Noizy kanë gati këngën e tretë dhe mezi po presim

Mediale Vip

Yll Limani dhe Noizy kanë gati këngën e tretë dhe mezi po presim

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 16:43
Yll Limani dhe Noizy

Yll Limani dhe Noizy janë dyshja që nuk e dinim se na duhej dhe këtë e kuptuam që vitin e kaluar.

Krejt surprizë për këdo ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Alkool” që rezultoi të ishte një nga këngët më të suksesshme të verës dhe aktualisht numëron mbi 60 milionë klikime.

Me një kimi të paparë dhe një raport që u kthye në një shoqëri shumë të ngushtë mes tyre, dy djemtë sollën këtë vit një tjetër hit. “Yalla” mban titullin bashkëpunimi i tyre i dytë që është pjesë e albumit të Noizyt, “Alpha”.

Dhe bashkëpunimet mes tyre do vijojnë.

Artistët kanë paralajmëruar një duet të tretë, që mezi po e presim. Ka qenë Ylli ai që ka ndarë në Instagram një foto të demos së këngës që mesa kuptojmë mban titullin “Hapat”. Nuk e dimë se kur do publikohet kjo këngë, por mezi po presim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat