Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Dasma”

Mediale Vip

Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Dasma”

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 19:58
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka prezantuar sot (e enjte) këngën e re.

“Dasma” mban titullin ky projekt muzikor, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kjo këngë iu dedikohet të gjitha çifteve dhe është realizuar në formën e një dasme tradicionale.

Artistja vjen e mrekullueshme në paraqitjet në klip e veshur me fustan të bardhë nusërie.

Teksti është shkruar nga Elinel dhe Ada Satka me melodi po ashtu të kësaj të fundit në bashkëpunim me Dafinën.

Muzika ndërkohë u bë nga Skizo dhe producimi nga Donat Prelvukaj, i njohur si Cricket.

Besohet që kënga do të pëlqehet nga publiku si dhe do t’i shoqërojë çiftet në çdo dasmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat