Ronaldo ironizon me Luizin pasi kthehet në Tiranë, “bje paret ktu”

Mediale Vip

Ronaldo ironizon me Luizin pasi kthehet në Tiranë, “bje paret ktu”

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 00:49
Kiara, Luiz dhe Ronaldo

Gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka vazhdon të bëhet viral me videot e tij

Pasi u rikthye në media pasi që kritikoi Kiarën dhe moderimin e saj në “Kepi i VIP-ve”, kritikë që nxiti reagimin edhe të Luiz Ejllit, Ronaldo ka postuar edhe një video tjetër sot.

Gazetari para dy dite kritikoi Luizin kur i tha se ai ia kishte premtuar 5000 euro për babanë e tij, por Luizi e demantoi atë duke e postuar një video në InstaStory ku ai fliste diçka tjetër.

Para se të ndodhte kjo, Luizi kishte reaguar kundër kritikave të Ronaldos që ai ia kishte bërë gruas së tij, moderatores Kiara Tito.

Sot me një video, Ronaldo nuk është dorëzuar dhe me sa duket ai ka nevojë për para pasi që publikisht duket se ia kërkoi përsëri paratë Luizit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat