2 muaj martesë, Kiara Tito ndan momentin e vecantë me Luizin!

Mediale Vip

2 muaj martesë, Kiara Tito ndan momentin e vecantë me Luizin!

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 13:30
Luizi dhe Kiara

Dita e sotme shënon plot dy muaj nga martesa e Kiara Titos me Luiz Ejllin dhe moderatorja këtë e kujtoi vetë përmes një postimi në Instastory. “Dy muaj” la shkruar ajo në krah të fotos mjaft të vecantë të lidhjesë tyre në kurorë.

Padyshim, urimet e fansave vërshuan, edhe pse në media është diskutuar gjatë kjo martesë.  

Dokumenti i kalimit të biznesit të Luiz Ejllit nga noteri në në një kompani për produksione televizive, te datës 22 maj 2023, pra 16 ditë pas dasmës, tregoi se Luizi figuron me gjendjen civile beqar.

Dyshja për cdo rast arriti t`i fitonte zemrat e publikut me historinë e tyre të dashurisë që lindi në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP. Kohë më parë, Kiara komentoi propozimin për martesë dhe tha se ndihej shumë e lumtur. Ajo zbuloi se si reaguan familja dhe çfarë thanë për propozimin që iu bë.

“Familja shumë të lumtur, shumë të gëzuar. E kishin pritur këtë ditë. Erdhi më herët se që e prisnin”, ka thënë Tito, në rubrikën “Mos i bjer me top”në E Diell.

Më mirë në daljen e parë apo të dytë?

Kiara Tito: Dalja e dytë ishte më e bukur sepse u finalizua edhe me një unazë.

Do jesh në finale?

Kiara Tito: Jo jo, do jem në studio

Çfarë po mendoje kur doje të dilje nga shpia, para se Luizi të propozonte?

Kiara Tito: Ku të futëm tani, sepse isha e lënduar, e mërzitur. Nuk po dija çfarë të thoja.

Çfarë të tha familja pas fejesës, veçanërisht nënë Leta?

Kiara Tito: Familja është shumë e lumtur, e kishin pritur këtë ditë, erdhi më herët sec e prisnim. Sa i takon nëna Letës, ajo është një fanse e zjarrte e Luizit. Unaza i pëlqeu shumë dhe mezi po pret të takojë dhëndrin.

Si e mendon dasmë

Kiara Tito: Dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium…Do të doja një ambient që të kishte mundësi të mbante shumë njerëz brenda

Sa fëmijë ke qejf të bësh me Luizin?

Kiara Tito: Dy ose tre, por sa të na japë zoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat