Ish-kryebashkiaku i NYC, Bill de Blasio dhe gruaja Chirlane McCray njoftojnë ndarjen martesore

Mediale Vip

Ish-kryebashkiaku i NYC, Bill de Blasio dhe gruaja Chirlane McCray njoftojnë ndarjen martesore

Nga: Beqir Sina Më: 7 korrik 2023 Në ora: 18:06
Bill de Blasio dhe Chirlane McCray

Bill de Blasio dhe gruaja e tij prej 29 vitesh, Chirlane McCray, thuhet se do të fillojnë një jetë tjetërsojë, shkruan shtypi rozë njujorkez, duke sqaruar se “ata nuk kanë plane të divorcohen ose të jetojnë të ndarë”

Të paktën kështu shkruan tablodi “The New York News Day”, njëra prej mediave të cikat publikojnë lajmin se ata janë ndarë duke ju referuar informacioneve zyrtare .

News Day tregon se pas 29 vitesh martesë, ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio dhe gruaja e tij, Chirlane McCray po shkojnë në rrugët që të çojnë drejtë ndarjes….disi. “Pasi e kuptuan se nuk ishin më "të dashuruar", çifti thuhet se planifikon të qëndrojë bashkë vetëm në takime me njerëzë të tjerë, ( evente protokollare), ndërsa do të vazhdojnë të ndajë (pasurinë)shtëpinë e tyre të qytetit në lagjen Park Slope të Brooklyn, ku ata rritën dy fëmijët e tyre.Pra se të divorcohen zyrtarisht.”

Takimi më i fundit kur ata u panë së bashku, prej se kur doli lajmi i ndarjes shkruan shtypi njujorkez, ishte ai Chirlane McCray dhe Bill de Blasio marrja pjesë në festimin e 90-të të ditëlindjes së Clive Davis në lokalin e famshëm Casa Cipriani më 6 prill 2022, në qytetin e Nju Jorkut.

"Unë thjesht dua të argëtohem", tha McCray për New York Times. "Por, do të shtojë se nuk është se ne nuk jemi argëtuar deri tani”.

Tre dekada më parë de Blasio punoi për kryebashkiakun e parë me ngjyrë të Nju Jorkut, David Dinkins, ku u takua për herë të parë me McCray. 

Në atë kohë, McCray njihej gjerësisht si autoria e parë afrikano- amerikane që shkroi librin tabu “Unë jam një lezbike", një ese personale novatore e botuar nga revista “Essence” në 1979. 

McCary, thotë shtypi njujorkez ishte një nga gratë e para homoseksuale zezake që diskutoi hapur seksualitetin e saj në një botim me ngjyrë, ndërkohë që martesa e McCray me de Blasio u prit me kritika. Por pavarësisht kritikëve të saj, transparenca e McCray për të kaluarën e saj e bëri atë një frymëzim për shumë gra zezake kur ajo mori rolin e "zonjës së parë të qytetit të Nju Jorkut". Në fakt, martesa e de Blasio ishte pjesë përbërëse e karrierës së tij politike, aq sa çoi përfundimisht në ndarjen e çiftit.

"Ka një peshë të caktuar që shkon me të qenit me zotin kryebashkiak," tha McCray, kur ai po përfundonte mandatin, thënje kjo që ajo i atribonte vetës shumë merita në publikun njujorkez, sidomos atë me ngjyrë.

Shtypi njujorkez kujton se në mandatin e dytë “çelsi" në fushatë ishte paraqitjet publike e krybashkiakut de Blassio te fushatat e reklamave virale, ku familja e tij e ngushtë ishte çelësi në përmirësimin e perceptimit të tij publik, duke çuaar përfundimisht në fushatën e tij fitimtare për kryetar bashkie. Pavarësisht dy mandateve të de Blasio në postin publik, çifti zbuloi se fushata e tij e shkurtër presidenciale në 2019 u provua katalizuese në martesën e tyre.

“Gjithçka ishte dërrmues, ishte si me thënë “dashuri me honorar” kjo për faktin se ne nuk ishim të dashruar si na shikonin na jashtë njujorkezë”, ka thënë de Blasio, dhe sqaron se: "Kjo na mori pak nga dashuria shpirtëror”.

Për McCray, e cila nuk u pajtua me ofertën e burrit të saj për një kandidaturë presidencenciale në partinë demokrate në zgjedhjet e 2020, mes 12 kandidaturave të athershme, ka thënë se vendimi i burrit të saj për të ecur përpara ishte tregues i një çështjeje më të madhe brenda martesës së tyre.

“Mendova se ishte një shpërqendrim[…] Kjo nuk është ajo lloj gjëje ku mund të thyesh radhët,” tha ajo, duke reflektuar se ishte mbështetëse pavarësisht dyshimeve të saj. "Kjo është pjesë e vështirësisë për të qenë pjesë e një pakete."

"Unë mund të shikoj prapa tani dhe të them: "Këtu ishin këto pika ku ne duhet t'i kishim thënë diçka njëri-tjetrit," tha de Blasio, duke pranuar rolin e tij në betejat e tyre martesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat