Ermal Mamaqi shfaqet si asnjëherë i përlotur: Po ndaj me ju një moment jo gallatë

Mediale Vip

Ermal Mamaqi shfaqet si asnjëherë i përlotur: Po ndaj me ju një moment jo gallatë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 09:34
Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi ndodhet me pushime me familjen e tij e kjo kohë që po kalojnë së bashku, e ka bërë të mendojë për kohën e humbur që ndonjëherë nuk ia kushtojmë njerëzve tanë më të dashur.

Ermali ka publikuar një video ku tregon se është përlotur teksa ka kaluar momente shumë të lumtura me Joelin e Sian, duke dhënë edhe një mesazh tejet të bukur.

“Përpiquni t’i qëndroni pranë fëmijëve teksa rriten, luani me ta, dëgjojini, krijoni kujtime, krijoni histori që t’ja tregoni nëri-tjetrit me kalimin e viteve.

Fëmija është projekti jonë më i rëndësishëm. Investimi tek fëmijët nuk është vetëm për ne, por për të gjithë shoqërinë e së ardhmes. Është investimi më shpërblyes që mund të bëni”, shprehet Ermali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat