Aktori i filmit “Në kuadër të dashurisë” zbulon prapaskenat gjatë xhirimeve: Ja skena që do të kem me Luizin

Mediale Vip

Aktori i filmit “Në kuadër të dashurisë” zbulon prapaskenat gjatë xhirimeve: Ja skena që do të kem me Luizin

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 10:34
Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli

Tashmë e kemi mësuar që Aleksandër Grami, aktori shumë i dashur i humorit, do të jetë pjesë e kastit të “Në kuadër të dashurisë”. 

Ai ka qenë ditën e sotme i ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka folur më shumë për rolin e tij në film, si u bë pjesë e tij, apo se me cilin nga personazhet e tjerë ndërvepron më shumë…

Si erdhi ftesa për të luajtur në film?

Unë kam bërë një audicion, ka qenë Koloreto vetë që e ndiqte dhe pjesa tjetër e kastit. Bëra audicionin dhe po prisja, të them të drejtën i kisha hequr shpresat, thashë nuk do përzgjidhem. Zakonisht në audicione mendoj sikur nuk jap më të mirën time. Por ja që Koloreto më mori vetë në telefon dhe më tha që më donte si pjesë të kastit. 

Sa mund të zbulosh për rolin tënd?

Mund t’ju them që nuk është rol shumë i madh, është një rol episodik por është shumë i lezetshëm. Më pëlqejnë këto ‘pak e saktë’. Është një karakter shumë i veçantë që bëhet pjesë e personazheve kryesorë gjatë rrugëtimit të tyre gjatë filmit. Unë i njoh rastësisht dhe aty ka shumë gjëra të lezetshme. Mund të them vetëm që jemi takuar në club, duke kërcyer bashkë, kaq mund t’ju them.

Më kë të eci më shumë muhabeti dhe me kë jo!

Më eci me të gjithë, nuk pata ndonjë problem. Disa prej atyre aktorëve edhe i njihja më përpara. Fryma ishte shumë e mirë dhe ia kam kaluar mirë. 

Mes dy protagonistëve, Oltës dhe Luizit, me kë të lidhte puna ty?

Me Luizin. Me atë kam pasur skena… Ishte dhe Luizi aty në club, por ai kishte hallet e veta, unë kisha hallet e mia… (qesh)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat