Poni, Petro Xhori dhe Gold AG sjellin këngën e re “Bylbyl”

Mediale Vip

Poni, Petro Xhori dhe Gold AG sjellin këngën e re “Bylbyl”

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 11:09
Poni, Petro Xhori dhe Gold AG

Këngëtarët shqiptarë, Poni, Petro Xhori dhe Gold AG, kanë publikuar së fundmi një projekt të ri muzikor.

“Bylbyl” mban titullin kënga që ka bashkuar tre artistët e njohur të skenës muzikore shqiptare.

Ky projekt vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale me paraqitje të mrekullueshme të tyre.

Teksti është shkruar nga Petro, Gold AG dhe Rioo me muzikë po ashtu nga Xhori dhe Alsked Rrenja.

Miksimi u bë nga Xhumil, kurse masterizimi nga Johan Bejerholm.

Videoja ndërkohë duhet theksuar se u realizua nga Magic Pro.

Këngën të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Ponit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat