Vivien në pushime pa të, Getinjo e kërkon në mënyrë epike

Mediale Vip

Vivien në pushime pa të, Getinjo e kërkon në mënyrë epike

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 14:38
Vivien dhe Getinjo

Vivien dhe Getinjo po shijojnë romancën me njëri-tjetrin pas ribashkimit të tyre duke lënë pas krizën e kaluar, e të cilën e pranuan publikisht.

Tani që kanë rregulluar gjërat duket se nuk munden më pa njëri-tjetrin.

Ish-banorja e njohur ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushime por pa Getinjon.

Image
Postimi

Ky i fundit ka publikuar një video shumë qesharake të një kastori që tingëllon sikur thërret “Vivien, Vivien”.

Videon simpatike e ka rishpërndarë edhe Vivi, e cila i është referuar të dashurit të saj me termin e famshëm “Tuni im”, siç e thërriste edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK.

Image
Vivien
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat