Pas 20 vitesh, moderatorja shkëputet nga lajmet dhe zbulon ku do ta shohim sezonin e ardhshëm

Mediale Vip

Pas 20 vitesh, moderatorja shkëputet nga lajmet dhe zbulon ku do ta shohim sezonin e ardhshëm

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 14:47
Blerta Tafani

 

Hapja e sezonit veror shënon fundin e një viti të mbushur me punë.

Për moderatoren Blerta Tafani ka qenë i zakonshëm, por do të jetë Shtatori ai që do të sjellë ndryshime në fushën profesionale.

Ajo  shprehet për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan se pas 20 vjetësh do të shkëputet nga lajmet për të moderuar emisionin e saj.

Orinda Huta: Blerta, si shkoi ky sezon?

Blerta Tafani: Unë s’e kam nisur fare, duket që s’kam bërë akoma asnjë ditë plazh. Në fund të Korrikut e mbyll sezonin në punë. Për ne në televizion, mua më duket sikur e kam ndierë normalitetin gjatë gjithë kohës, edhe në pandemi nuk kishim asnjë shkëputje kështu që unë nuk e kam  ndierë këtë gjë, mezi pres të kalojë Korriku që të nis pak plazhin. Ka qenë sezon i mirë, i mbarë, në punë, ka pasur ngjarje që do doja të mos kishin ndodhur.

Orinda Huta: Çfarë ka ndryshuar gjatë këtij viti?

Blerta Tafani: S’kam pasur ndonjë ndryshim kështu të madh, ka qenë një sezon i zakonshëm.

Orinda Huta: Shtatori, çfarë do të ketë?

Blerta Tafani: Shtatori do të ketë emisionin prapë. Shpresoj të kem një shkëputje nga lajmet.

Orinda Huta: E ndien të nevojshme, ka ardhur momenti?

Blerta Tafani: Po, e ndiej të nevojshme të shkëputem nga lajmet pas 20 vjetësh, ndoshta pak më shumë.  Do vazhdoj këtë emision, pastaj do shikoj për projekte të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat