Ricky Martin vjen në Tiranë, ja hitet që do të këndojë

Mediale Vip

Ricky Martin vjen në Tiranë, ja hitet që do të këndojë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 19:43
Ricky Martin

Ekstravaganca muzikore vjen në Tiranë.

Tirana tashmë është pa frikë një ndër atraksionet më të zhurmshme në hartën e qyteteve europianë që ofrojnë koncerte të përmasave të jashtëzakoshme. Më datë 20 korrik, këngëtari latino- amerikan me famë botërore Ricky Martin vjen në kryeqytetin e shqiptarëve në një mbrëmje të paharrueshme.

Tingujt e nxehtë të muzikës latine të luajtur nga orkestra e TKOBAP, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari do të shkrihen me zërin fantastik të Ricky Martin në një performancë live. Sheshi “Skënderbej” është gati të presë më shumë se 10000 spektatorë të cilët duan të përjetojnë një spektakël të përmasave botërore.

Hite si “Livin la vida loca”, “The cup of life”, “ Maria”, “La bomba” pritet të mbajnë publikun duke kërcyer si asnjëherë më parë nën emrin “Ricky Martin Symphonic”.

Një koncert i përmasave elitare më afër se askund tjetër, në zemër të Tiranës që mban logon e Kudadr Events, Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës.

Biletat mund të blihen në backstage.al si dhe në pikat fizike të autorizuara të shitjes tek Sheshi Skënderbej dhe Sheshi Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat