Mbidozë nga kokaina? Miku zbulon ‘të vërtetën’ për aktorin e humorit

Mediale Vip

Mbidozë nga kokaina? Miku zbulon ‘të vërtetën’ për aktorin e humorit

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 23:16
Julian Deda

Miku i Julian Dedës, njëherazi aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj ka “zbuluar” se nga e gjen energjinë aktori shkodran i humorit.

“Përshëndetje Erjona, përshëndetje publiku dhe mbi të gjitha përshëndetje Julian Deda. Unë të përshëndes nga bregdeti në fakt. E di që ty s’të pëlqen sepse do të doje të të përshëndesja nga ndonjë mal, por për momentin nuk kisha mundësi të hipja në mal sepse këto ishin kushtet vëlla, por që gjithsesi t’i do ta vlerësosh përshëndetjen time.

Si fillim, të gjithë e njohin Julin si artist dhe për qasjen e tij në politikë, por shumë pak njerëz e njohin si person. Unë kam pasur fatin ta kem shok dhe koleg prej gjithë këtyre viteve dhe dua të them që është një djal fantastik, ka shumë vlera dhe bën shumë për të tjerët.

Pastaj Julin ta kesh koleg për gjithë këto vite normalisht që do të surprizohesh. Është një karagjoz i nivelit të lartë. Nuk di të pushojë asnjëherë, ka super energji dhe ka një sens protagonizmi ekstrem. Normalisht çdo artist e ka këtë gjë sepse nuk mund të mos jesh artist po nuk e pate, por Juli e ka me kokainë. Pra sensi i protagonizmit të Julit është gjithmonë me overdozë, dhe kjo është edhe një ndër elementët që e bën edhe më të veçantë Dedën”- tha Ukcenaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat