Efi Dhedhes do të angazhohet në televizion? Ish-banorja e BBV surprizon fansat

Mediale Vip

Efi Dhedhes do të angazhohet në televizion? Ish-banorja e BBV surprizon fansat

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 08:43
Efi Dhedhes

Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private. 

Me një vëmendje kaq të madhe padyshim që edhe ofertat për të kanë qenë të shumta.

Ndër to edhe ftesat për të qenë pjesë e videoklipeve të artistëve të njohur, përmendim këtu Mozzik ku bukuroshja u shfaq si protagoniste në këngën ‘Fatkeqësi’ pas daljes së saj të parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë kësaj periudhe, Efi ka qenë aktive me postime në rrjete sociale, por a do ta shohim vetëm kaq për një kohë të gjatë bukuroshen?

Me anë të një ‘Ask-u’ në Instagram, një prej ndjekësve e ka pyetur nëse do të angazhohet në televizion dhe ajo është përgjigjur duke kërkuar mendimin e tyre nëse duan ta shohin në ekran apo jo.

Image
Efi Dhedhes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat