Luiz Ejlli konfirmon se po sjell bashkëpunim me Getoar Selimin

Mediale Vip

Luiz Ejlli konfirmon se po sjell bashkëpunim me Getoar Selimin

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 13:41
Luizi, Geti

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, po vazhdon të jetë shumë aktivë në mbrëmje muzikore të ndryshme.

Krahas angazhimit në koncerte, ai po punon fort për të qenë pranë publikut edhe përmes projekteve muzikore.

Në koncertin e tij të fundit të mbajtur në Shkodër, fituesi i Big Brother VIP Albania 2 njoftoi fansat se ka në planë të publikojë një bashkëpunim me një prej emrave më të njohur të estradës.

“Kam bashkëpunimin tim të parë, që do jetë me një që unë e kam adhuruar gjithmonë, tan jetën. Me Getoarin”, ka thënë ndër të tjerash Ejlli gjatë koncertit.

Luizi përndryshe që nga përfundimi i aventurës së BBVA 2, ka publikuar dy këngë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat