Shakira përcjell sërish garën e Formula 1, nxit edhe më shumë thashetheme për lidhjen me Hamilton

Mediale Vip

Shakira përcjell sërish garën e Formula 1, nxit edhe më shumë thashetheme për lidhjen me Hamilton

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 08:50
Shakira

Shakira është parë të dielën në garën e Formula 1 në Londër duke nxitur edhe më shumë thashetheme për lidhjen me Lewis Hamilton.

Këngëtarja e njohur po i viziton gjithnjë e më shpesh garat automobilistike, ndërsa që nga maji i këtij viti është parë disa herë në shoqërinë e pilotit britanik.

Mediat pretendojnë se ajo i ka ndjekur me kujdes garat dhe është tronditur kur Hamilton për pak është përplasur me Lando Norris në garën për vendin e dytë.

Gazetari spanjoll, Jordi Martin, ka thënë më parë në emisionin televiziv, “Amor y Fuego”, se Hamilton dhe Shakira janë në marrëdhënie të mira dhe se së shpejti planifikojnë një udhëtim në Karaibe.

“Hamilton dhe Shakira po planifikojnë të shkojnë për pushime së bashku dhe unë tashmë e di destinacionin. Kam njerëz që janë të afërt me Shakiran dhe ajo u tha se ishte e emocionuar dhe e lumtur për udhëtimin”, është shprehur gazetari.

Kujtojmë se 46-vjeçarja së fundmi është parë me Tom Cruise, por burime pranë këngëtares kanë sqaruar se ajo nuk është e interesuar për të. Jo shumë kohë më vonë, ajo u pa në një jaht me Hamilton dhe më vonë u panë duke dalë bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat