Harry Styles goditet me një send në sy teksa po performonte

Mediale Vip

Harry Styles goditet me një send në sy teksa po performonte

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 23:37
Harry Styles

Tendenca për të goditur me sende këngëtarët teksa performojnë vijon dhe “viktima” e radhës ka qenë Harry Styles, i cili u godit me një objekt teksa ishte duke kënduar në turneun e tij në Europë.

Harry u godit në sy dhe dukshëm u lëndua, pasi ndaloi për disa çaste performancën e tij në Vienë. Këngëtari iu rikthye skenës pas disa minutave, duke vijuar me repertorin e tij.
 
Kohët e fundit, njerëzit kanë nisur një “trend” duke hedhur sende drejt këngëtarëve në skenë. E gjitha nisi me Bebe Rexhën, së cilës i hodhën një telefon në fytyrë, çka shkaktoi lëndime në vetull dhe hematomë në sy. Më pas, Ava Max u godit me shuplakë gjatë koncertit të saj, dikush hodhi drejt P!nk hirin e së ëmës së ndjerë, Drake po ashtu i gjuajti një person me telefon dhe Lil Nas X-it i hodhën një lodër seksi në skenë.
 
Të gjitha këto veprime kanë ngjallur mjaft reagime në rrjetet sociale dhe njerëzit bëjnë thirrje që e gjithë kjo valë goditjesh të ndalojë, pasi jo vetëm është mungesë respekti për artistët, por edhe i lëndon ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat