Ndërron jetë aktori i njohur boshnjak

Mediale Vip

Ndërron jetë aktori i njohur boshnjak

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:27
Mirsad Tuka

Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare aktori boshnjak, Mirsad Tuka. 

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz” një mik i ngushtë i familjes.

Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, ndërsa së fundmi nuk është shfaqur në publik.

Mirsadi u diplomua në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd dhe filloi karrierën e tij si student i Studio Dramatike të Teatrit Kombëtar të Tuzlës.

Që nga viti 1996, ai ishte anëtar i ansamblit të Teatrit të Dhomës 55 të Sarajevës.

Ka luajtur në një sërë shfaqjesh teatrale. Aktori është i njohur për publikun kroat edhe për rolin e tij në filmin “Dashuri e Ndaluar”, ku luajti Zlatko Fijan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat