S’kanë fund surprizat për Luizin, arrin rekord në Twitter

Mediale Vip

S’kanë fund surprizat për Luizin, arrin rekord në Twitter

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 06:34
Luizi

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, festoi sot ditëlindjen dhe surprizat për të nuk kanë fund.

E gjitha dita për këngëtarin ka qenë e mbushur me urime nga mijëra fansat e tij. Mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale kanë qenë aq të shumta, sa ai ka arritur të thyejë një rekord në “Twitter”.

Hashtagu #hbdluiz (Gëzuar ditëlindjen Luiz) është përdorur 105 mijë herë në më pak se 24 orë, duke u bërë kështu trend në Shqipëri dhe Kosovë.

“Faleminderit të gjithëve. Zoti ju bekoftë”, shkruan Luizi pasi mësoi lajmin e bukur për të.

Megjithatë, dhuratën më të veçantë, Luiz Ejlli e mori nga partnerja e tij, Kiara Tito. Sapo akrepat shënuan, 00:00, moderatorja e mori bashkëshortin e saj në një ambient romantik të mbushur me trëndafila të kuq dhe i uroi 38-vjetorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat