Prezantuesi i lajmeve i BBC, qendër e skandalit seksual

Mediale Vip

Prezantuesi i lajmeve i BBC, qendër e skandalit seksual

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 13:04
Huw Edwards

Është spikeri kryesor i lajmeve i BBC Huw Edwards, i pezulluar tani nga puna pasi mbi të rëndojnë akuzat e pagimit të një vajze minorene në këmbim të fotove me përmbajtje seksuale.

Për më shumë se një javë në rrjete qarkullonte lajmi se një prezantues i njohur i BBC kishte kërkuar foto të tilla kundrejt pagesës një vajze minorene në kohën kur ka ndodhur, por askush nuk kishte dijeni se kush ishte gazetari në fjalë. Dyshimeve u dha fund bashkëshortja e gazetarit, Vicky Flind, e cila e zbuloi emrin e tij. Ajo tha se bashkëshorti i saj, 61-vjeçar vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor dhe se aktualisht ndodhet i shtruar në spital.

“Huu vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor, ai po trajtohet për depresion të thellë vitet e fundit,” tha Vicky Flind.

Gazeta “The Sun” dha e para lajmin se Edwards është prezantuesi në qendër të skandalit. Por autoritetet britanike kanë deklaruar se nuk ka prova për të mbështetur këtë pretendim dhe se çështja do të mbyllet. Gjithashtu gazeta The Sun tha se nuk do të publikojë më informacione për rastin.

Gazetari Edwards punon prej 39 vitesh në BBC. Ishte ai që dha lajmin e rëndësishëm të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Ai është një nga figurat më të njohura në televizionin britanik, pasi ka mbuluar ngjarjet e mëdha kombëtare. 61-vjeçari ka drejtuar programin kryesor të lajmeve të natës për 20 vitet e fundit, duke fituar reputacion si një prezantues veteran. Në katër dekada karrierë në transmetuesin publik të Britanisë, ai ka mbuluar ngjarje historike, ku përfshihet së fundmi kurorëzimi i Mbretit Charles në maj të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat