Ju prezantojmë Ridvan Berisha, talenti nga vallja te tupani dhe i ftuar kudo

Mediale Vip

Ju prezantojmë Ridvan Berisha, talenti nga vallja te tupani dhe i ftuar kudo

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 13:54
Ridvan Berisha

Eshtë e vërtetë që talenti është në gen por duhet të zhvillohet që kur je i vogël. Dhe si duket kështu ka ndodhur edhe po ecën mjaft mirë edhe personazhi ynë, artisti që e njohin të gjithë ata që e duan atmosferën, muzikën e sidomos tupanin e tij, Ridvan Berisha, apo siç të gjithë e thërrasin nga familja e deri te ndjekësit Riki Show.

Ai jeton në Gjermani ndërsa ka lindur në Slloveni por me origjinë është nga Vushtria- Kosovë e pasi la gjetur ca ditë pushime me familjen në bregdetin e Shqipëria është gati për ahenxhet dhe eventet kudo ku ka shqiptarë pasi është mjaft i kërkuar kudo sidomos gjatē verës në Kosovë, Shqipëri, Mal tē Zi, Maqedoni e deri në Amerikën e largët.

Ai artin e muzikëm e ka pasion por edhe trashëgim nga babai, por nisja e tij ishte me vallen e me tupan në shoqërinë amatore " Bahri Kuqi " e më pas si valltar profesionist në ansamblin " Hasan Prishtina " në qytetin e Vushtrisë. Riki përveç tupanit që r ka nisur ka vite luan edhe instrumentin Darabuka. I pyetur nga ne se nëse ka menduar ndonjëherê edhe të këndojë, ai thotë duke qeshur se ndoshta do tē bëhet nē të ardhmen këngëtar si shumë të tjerë por si back vocalist ka provuar.

Ky ndodhet ai gjithmonë kallet atmosfera pa llogaritur a është dasëm apo koncert, ndërsa nuk e harron kurrë mbrëmjen e parë në karrierën e tij në Evropë ku ka filluar me tupan para 11 vjetësh.

Ai është i hapur që të bashkëpunoj me të gjithë artistët, por më shumë me këngëtarin Enis Bytyqi e ku ka vite që është pjesë e grupit të tij dhe gjithmonë është falenderues ndaj tij, ndërsa edhe menaxhon grupin e tij për datat e shumta që kanë, por ka përktahur edhe menaxhuar për ftesa në koncerte edhe artistë të tjerë.

Ridvani për instrumentin që ai luan shprehet me shumë pasion me këto fjalë : "Po normal Tupani është instrument i yni autokton edhe secili nga ne e kemi një ndjenjë të veqantë kur hyn tupani, pa marrë parasysh se kush këndon apo performon atë mbrëmje momenti qe futet Tupani eskalon çdo gjë , edhe vetë te unë është ndjenjë e papërshkrueshme edhe pse performoj vetë atë natë".

Por Riki organizon vet evente në Gjermani ne emrin Albanin Dreams dhe është falenderues ndaj të gjithëve pa harruar edhe Dj e tij personal që është Dj. Drix , edhe vëllaun e tij Doni Tupan Show.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat