Luiz Ejlli si aktor, tregon detajet për personazhin dhe eksperiencën e tij

Mediale Vip

Luiz Ejlli si aktor, tregon detajet për personazhin dhe eksperiencën e tij

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 16:48
Luiz Ejlli

Teksa "Në kuadër të dashurisë" është në xhirime e sipër, produksioni i 'Top Channel Films' herë pas here ka ndarë copëza të realizimit dhe intervista nga vetë aktorët.

Së fundmi, personazhet e kastit janë rrëfyer lidhur me lidhjen shpirtërore mes personalitetit të tyre dhe të rolit që ata kanë në film.

Një prej tyre ka qenë edhe Luiz Ejlli, i cili tregon se është Besi, roli që do të luaj në film është shumë i rëndësishëm për të.

"Nuk mund të them që Besi është si Luizi në Big Brother sepse ishte shumë energjik, me batuta, ngacmues. Besi është dicka krejt tjetër, por është një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Kur mora skenarin dhe pashë titullin, u ndjeva shumë i privilegjuar, që shprehja që kam përdorur unë po përdoret në film, është dicka e jashtëzakonshme."- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat