Publikohet bashkëpunimi i tyre i ri “Forever Together” – Mozzik dhe Kida me interpretim e klip të veçantë

Mediale Vip

Publikohet bashkëpunimi i tyre i ri “Forever Together” – Mozzik dhe Kida me interpretim e klip të veçantë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 18:51
Mozzik dhe Kida

Mozzik dhe Kida janë bërë bashkë për një tjetër projekt të ri muzikor.

E duket se për këtë këngë kanë punuar jashtëzakonisht shumë, pasi është ndarë në disa pjesa dhe trajton një histori të plotë dashurie.

“Forever Together” mban titullin ky projekt, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Në të janë të përfshira shumë çështje, ku në një moment shfaqet edhe një ceremoni kurorëzimi e tyre.

Teksti është shkruar nga reperi ferizajas me producim nga Deard Sylejmani.

Ky i fundit u përkujdes po ashtu edhe për miksimin dhe masterizimin.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit Sekuencë.

Dyshja e famshme e estradës shfaqen të mrekullueshëm në klip në secilën pjesë.

Këngën e plotë tashmë mund ta gjeni edhe në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Mozzikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat