Xhonatan Islami zbulon kush është vajza që i bëri më shumë rezistencë

Mediale Vip

Xhonatan Islami zbulon kush është vajza që i bëri më shumë rezistencë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 08:16
Xhonatan Islami

Në fluturim, jo në dashuri… Megjithëse, për Xhonatanin, prej vitesh slogani “kush fluturon, dashuron” është i besueshëm dhe ka vlerë, ka nga ata që nuk kanë kaq shumë guxim.

Edhe këtë verë, si çdo vit, Xhoni është në krye të detyrës, në majën e Llogarasë, për të realizuar ëndrrat e shumë njerëzve që duan të përjetojnë emocione dhe adrenalinë të niveleve të tjera, jashtë së zakonshmes.

I ftuar këtë të enjte në “Pushime on Top”, Xhoni ndau me publikun një pjesë të përvojës së tij me fluturimet, por edhe disa histori të vogla me personazhet e njohur.

Një pjesë e mirë e këtyre të fundit rikthehen çdo vit për të bërë fluturimin nga Llogaraja, por ka edhe shumë nga ata që kanë bërë rezistencë dhe nuk ia kanë dalë dot të fluturojnë, me gjithë dëshirën për ta shijuar adrenalinën që të fal lartësia.

I pyetur se cili personazh ka bërë më shumë rezistencë, Xhoni përmendi emrin e moderatores Ilda Bejleri, e cila, sipas tij, nuk arriti dot ta mposhtte frikën.

“Në fakt, shumë personazhe e kanë shumë të vështirë ta thyejnë, por pas në kohë kujtoj Ilda Bejlerin, që erdhi deri aty dhe nuk e bëri dot… “, – tha Xhonatani.

Nga ekrani, Xhoni i kërkoi Ildës që tashmë të vijë bashkë me vajzën dhe të provojë të ketë pak më shumë guxim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat