Pas arrestimit të Feros, lajmërohet Arbenita: Unë dhe vajza jemi mirë, besoj në drejtësi

Mediale Vip

Pas arrestimit të Feros, lajmërohet Arbenita: Unë dhe vajza jemi mirë, besoj në drejtësi

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:49
Arbenita Ismajli.

Reperi Fero ditë më parë është arrestuar nga autoritetet nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Disa ditë pas raportimit të kësaj ngjarje, ka reaguar vet Arbenita, e cila përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka njoftuar fansat se ajo dhe vajza e saj janë mirë.

Image
Postimi i plotë

“Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”, ka shkruar shkurt Ismajli në InstaStory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat