Cristiano Ronaldo bëhet aksionar në kompaninë e orëve luksoze, ‘Chrono24’

Mediale Vip

Cristiano Ronaldo bëhet aksionar në kompaninë e orëve luksoze, ‘Chrono24’

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 18:24
Ronaldo

Cristiano Ronaldo vazhdon të zhvillojë lidhjet e tij të biznesit jashtë fushës.

Që kur u largua nga Manchester United për të nënshkruar kontratë me ekipin Al Nassr të Arabisë Saudite, futbollisti portugez ka investuar në mënyrë të qëndrueshme pasurinë e tij në mundësitë e biznesit që i vijnë.

Tani ai është bërë aksioner i kompanisë ‘Chrono24’, që shet ora luksoze.

“Kemi një lajm të mrekullueshëm për adhuruesit e orës në mbarë botën: Cristiano Ronaldo është bërë aksioneri ynë”, njoftoi ‘Chron24’, por nuk bëri të ditur se sa para investoi portugezi apo sa përqind e aksioneve mori.

“Pasioni i tij për orët është kombinuar me gjenialitetin e biznesit dhe kjo është një ditë e mrekullueshme për ne, por edhe për të gjithë komunitetin e adhuruesve të orës”, shtoi ‘Chron24’.

Kjo kompani ofron rreth 530 mijë orë, dhe Ronaldo, si një adhurues i madh i orëve luksoze, vendosi të investojë paratë e tij në zhvillimin shtesë të kompanisë.

Në maj, për shkak të dashurisë së tij për orët, ai tashmë hyri në një marrëveshje biznesi. Më pas kompania “Jacob & Co” prezantoi një orë me imazhin e tij, e cila mund të blihet në dyqanin e tyre online për 28 mijë dollarë (24,800 euro).

Koleksioni privat i orëve të Ronaldos vlerësohet në rreth gjashtë milionë euro.

Ora më e vlefshme që disponon është ajo e kompanisë “Franck Muller”, Van Cleef & Arpels me 474 diamante, me vlerë rreth 1.8 milionë euro, si dhe është edhe një orë “Hubot” me vlerë rreth 900 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat