Dafina Zeqiri dhe Ghetto Geasy publikojnë “Flaka”

Mediale Vip

Dafina Zeqiri dhe Ghetto Geasy publikojnë “Flaka”

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 20:06
Dafina dhe Geti

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej kohësh, Dafina Zeqiri dhe Getoar Selimi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Flaka” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike verore, e miksuar mes zhanreve: R&B, folk dhe hip-hop.

Kënga është realizuar në studion BigDeal Records, dhe për vijën melodike janë kujdesur vet Dafina dhe Ghetto Geasy.

Ky i fundit është kujdesur edhe për vargjet e tekstit.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip me tematikë verore, i cili është realizuar nga produksioni kosovar, Entermedia.

Ndonëse janë të dy emra shumë të njohur në estradën shqiptare prej dekadash, ky është bashkëpunimi i parë mes Dafinës dhe Getoarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat