Olta Gixhari në sytë e aktorëve të tjerë të “Në kuadër të dashurisë”

Mediale Vip

Olta Gixhari në sytë e aktorëve të tjerë të “Në kuadër të dashurisë”

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 23:21
Olta Gixhari

Olta Gixhari është një nga protagonistet e “Në kuadër të dashurisë”, që bashkë me Luiz Ejllin, luajnë një çift të martuarish në film. Ndriçim Xhepa dhe Sara Hoxha, kanë shprehur marrëdhënien e tyre me Olta Gixharin në sheshxhirim dhe jo vetëm…

Ndriçim Xhepa:

Unë e shoh personazhin e Jonidës, pra të Olta Gixharit, bijës sime në film, në mënyrë krejtësisht të natyshme sepse unë njihem me Oltën kur ajo ishte student në shkollë, në vitet 2005-2006. Në lëndën e të folurit skenik e kam pasur student dhe i kam kofidencat edhe miqësore edhe profesionale me të, kështu që nuk kisha asnjë problem në marrëdhënie me të. 

Sara Hoxha:

Marrëdhënia ime me Oltën në film, me Jonidën, është e ngjashme me marrëdhënien tonë edhe jashtë filmit. Pra ne kemi mendimet tona të ndryshme, për gjëra të ndryshme, por prapë e duam shumë njëra tjetrën dhe kuptohemi shumë mirë. Ngjarjet në film na çojnë në drejtime të kundërta, mendoj. Por që prapë e kam motër dhe nuk kam ku ta çoj…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat