I dha fund martesës pasi bashkëshorti e tradhtoi, Alma Bektashi tregon peripecitë e divorcit

Mediale Vip

I dha fund martesës pasi bashkëshorti e tradhtoi, Alma Bektashi tregon peripecitë e divorcit

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 20:05
Alma Bektashi me ish-burrin

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi është treguar gjithnjë e rezervuar lidhur me jetën e saj private, mirëpo në verën e vitit 2021 lajmi se ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar me një psikologe 20 vite më të re, bëri xhiron e web-it. Këngëtarja asokohe nuk dha shumë detaje, përpos faktit se tanimë rrugët mes tyre ishin ndarë dhe ishin në prag divorci.

Së fundmi ajo ka bërë një prononcim për "Top Channel" ku ka treguar se nuk ka bërë akoma shkurorëzimin pasi është viktimë e burokracive të gjykatave shqiptare. “Nuk e kuptoj akoma. Unë kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës dhe më ndodh kjo gjë, imagjino ato femra që janë në shtëpi dhe ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, as përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike dhe  emocionale. Nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”.

Lidhur me arsyen e zvarritjes së procesit gjyqësor, Alma tregon se argumenti i gjykatës ka qenë mos gjetja e një psikologu për fëmijët që duhet të pyeten.

“Unë kam dëgjuar dhe kam parë që një divorc ndodh në pesë javë deri në gjashtë muaj. Nuk ma merrte mendja kurrë që mund të shkojë dy vite. Në 4 dhjetor bëjmë një vit që ne nuk po gjejmë dot psikologe për djalin. Më e bukura është se kur të bëhet seanca e radhës, djali im do të jetë 17 vjeç dhe është 1 metër e 80 centimetër. Çfarë mund t’i thotë psikologia: ‘Shpirt i vogël, ti do me mamin apo me babin’. Kjo është jashtë logjike”, -përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat