Aktori i njohur Van Damme të mërkurën në Prishtina Mall, kjo është arsyeja?

Mediale Vip

Aktori i njohur Van Damme të mërkurën në Prishtina Mall, kjo është arsyeja?

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 17:15
Jean-Clude Van Damme

Një prej aktorëve më të mëdhenj të historisë së filmave aksion, Jean-Clude Van Damme, po vjen në Kosovë.

Shumica e shqiptarëve janë rritur duke e parë në televizion, teksa më mjeshtëri performonte arte marciale.

Aktori i famshëm i filmave aksion në nivel botëror, Jean-Claude Van Damme, do të vijë  për herë të parë në Kosovë më datën 19.07.2023 në Prishtina Mall.

Ardhjen e tij po e mundëson një kompani zvicerane e orëve në qendrën më të madhe në Prishtina Mall, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vet aktori përmes  n një video.

Për ardhjen e aktorit të  njohur ka shkruar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Miku i Kosovës, artisti i mirënjohur Jean-Claude Van Damme, po vije në Kosovë. Ai shumë herë e deklaroi se ka shumë miq shqiptarë, artistë e sportistë, madje bëri shumë herë edhe shqiponjën si shenjë respekti për ne. Miku im Kushtrim Musliu ka miqësi me artistin e madh Van Damme, i cili vije në Kosovë, për të promovuar markën e orëve të njohura Helfer, nga Zvicra. Besoj se do t’i pëlqej Kosova, pasi me dekada është në shoqëri të vazhdueshme me shqiptarët në botën e filmit dhe jetën e përditshme”, ka shkruar Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat