Ariana Grande ndahet nga bashkëshorti Dalton Gomez pas dy vitesh martesë

Mediale Vip

Ariana Grande ndahet nga bashkëshorti Dalton Gomez pas dy vitesh martesë

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 21:01
Këngëtarja e njohur, Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj Dalton Gomez

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj Dalton Gomez po divorcohen.

Burime pranë këngëtares së “7 Rings” dhe agjentit të pasurive të patundshme luksoze thonë se ata janë ndarë që nga janari – por kanë mbetur miq, shkruan PageSix.

“Ata erdhën në një vendim së bashku. Ata kishin probleme para janarit, por duan të mbeten miqtë më të mirë”, thanë burimet.

Gomez, 27 vjeç, vizitoi Grande, 30-vjeçare, në xhirimet e “Wicked” në Londër në një përpjekje të fundit për të shpëtuar martesën e tyre, por “nuk funksionoi”, shtuan burimet.

Grande ndezi thashethemet se dyshja kishin probleme martesore kur ajo u shfaq në Wimbledon gjatë fundjavës pa unazën në gisht.

Hera e fundit që këngëtarja “God Is a ëoman” u pa me unazën e saj në publik ishte në prill në koncertin e Jeff Goldblum në Londër.

Grande dhe Gomez u martuan fshehurazi në maj 2021 në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat