Kristi nuk përmbahet, i dërgon mesazhe erotike Jorit

Mediale Vip

Kristi nuk përmbahet, i dërgon mesazhe erotike Jorit

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 23:02
Jori Delli

Vendi i dytë në Big Brother VIP Albania, Krist Dragot Alija duket se nuk po gjënë rehati pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri

Ylli televiziv sa ishte në shtëpi krijoi një lidhje me Kejsi Medinin, por që ishte Kejsi ajo që i dha fund lidhjes – pavarësisht se Kejsi u pa xheloze në Kristin gjatë emisionit të fundit të “Kepi i VIP-ve” – që moderohet nga Kiara Tito e që është personi i dytë më i përfolur pas burrit të saj tashmë, Luiz Ejlli.

E pas daljes nga Big Brother Kristi duket se ka shqetësuar modelen dhe balerinën, Jori Delli.

Këtë e ka konfirmuar në “Kepi i VIP-ve” vetë Jori, e cila ka thënë se Kristi pas daljes i ka dërguar asaj mesazhe erotike.

“Ai me ka dërguar mesazhe erotike, por ia kam bërë të qartë që nuk dua diçka më të, më shumë së shoqëri”, ka thënë modelja.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat