Blero: Më hidh në mes të hienave dhe do të kthehem duke udhëhequr xhunglën

Mediale Vip

Blero: Më hidh në mes të hienave dhe do të kthehem duke udhëhequr xhunglën

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 23:43
Blero

Këngëtari i mirënjohur, Blero po vazhdon të jetë mjaft i përfolur në media rozë.

Ndonëse jo shumë aktiv me projekte muzikor, jeta e tij private është në fokus të vazhdueshëm.

Pas ndarjes nga Afrona Dika, artisti la të kuptohet se ka nisur një lidhje të re dashurie, me të cilën së fundmi u raportua se gjithashtu i ka ndarë rrugët.

Këto dyshime u nxitën edhe nga vetë Blero nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Blero ka marr sërish vëmendje me një shkrim që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka postuar një fotografi në InstaStory, sipër të cilës ka shkruar: “Më hidh në mes të hienave dhe do të kthehem duke udhëhequr xhunglën”.

Sa i përket karrierës, kënga e fundit e Bleros “Zemrën ma ndale” erdhi në bashkëpunim me Rafaelan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat