Stresi lë pas krahëve historinë me Keisin, nis një njohje të re

Mediale Vip

Stresi lë pas krahëve historinë me Keisin, nis një njohje të re

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 11:04
Stresi

Reperi nga Shqipëria, Stresi muaj më parë u bë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe doli fitues.

Gjatë rruëgtimi të tij ai shpesh herë foli edhe për ish-gruan e tij, Keisin, duke mos e mohuar një mundësi ribashkimi me të.

Por, kjo histori duket se tashmë i takon të kaluarës, pasi reperi ka konfirmuar se është në një njohje të re.

Rap-artisti u pyet nga fansat se cila është arsyeja që kohëve të fundit ka qenë më serioz dhe nuk është parë në prani të femrave.

Stresi u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak se ka nisur një njohje të re që ja ka marrë fokusin.

Image
Postimi

“Jam duke u njohur me dikë dhe normal jam i fokusuar diku tjetër”, ka pranuar reperi.

Ndërkohë, sa i përket karrierës muzikore, ai së fundmi ka publikuar këngën e re me titullin “Cocaina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat