Stresi harron Keisin, reperi nis një romancë të re

Mediale Vip

Stresi harron Keisin, reperi nis një romancë të re

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:36
Stresi

Stresi ka nisur një lidhje të re! Po, me sa duket, reperi e ka harruar ish-bashkëshorten e tij, Keisin, të cilën e ka përmendur gjatë gjithë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova.

Stresi ka vendosur të ecë përpara dhe këtë e ka konfirmuar vetë ai.

Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, Stresi u pyet se pse kohët e fundit ka qenë “serioz”, ndryshe nga si publiku është mësuar zakonisht ta shikojë të shoqëruar me vajza.

Këtij komenti, reperi iu përgjigj: Jam duke u njohur me dikë dhe normalisht jam i fokusuar diku tjetër! Stresi nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë, por duket se gjërat qenkan mjaft serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat