Diona Fona me paraqitje provokuese në klipin e ri “Bounce”, ndërsa vjen në bashkëpunim me Lumi B

Mediale Vip

Diona Fona me paraqitje provokuese në klipin e ri “Bounce”, ndërsa vjen në bashkëpunim me Lumi B

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 21:06
Diona Fona

Diona Fona dhe Lumi B janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

“Bounce” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Artistja e njohur ka mahnitur me paraqitjen në klip, ndonëse shquhet për dukjet atraktive në secilën dalje.

Muzika dhe producimi është realizuar nga Marco Tolo dhe Deard Sylejmani, me melodi dhe tekst nga Diona, Lumi dhe Rron Kai.

Videoja ndërkohë u bë nga produksioni, Sekuencë.

Vlen të ceket se klipi është sponsorizuar nga Lasko.

Kënga tani ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga fansat e publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat