“Toka e shqiponjave”, Ricky Martin: Shqiptarët janë jashtëzakonisht mikpritës

Mediale Vip

“Toka e shqiponjave”, Ricky Martin: Shqiptarët janë jashtëzakonisht mikpritës

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:04
Ricky Martin

Ricky Martin prej ditësh po qëndron në Shqipëri.

Ylli latin do të performojë sonte në sheshin “Skënderbej”.

Para kësaj, Ricky ka vizituar edhe qytetin bregdetar të Durrësit, nga ku edhe postoi imazhe për fansat e tij.

Image
Postimi i Ricky Martinit

Ai ka mbetur i mahnitur nga mikpritja e popullit shqiptar, për të cilën është shprehur para miliona ndjekësve në Instagram.

Ai ka publikuar një informacion në të cilën përshkruhej mikpritja si një prej karakteristikave të popullin shqiptar, teksa shkon në “tokën e shqiponjave”,  një gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet autori i “Livin’ La Vida Loca”.

“Shqiptarët janë jashtëzakonisht mikpritës, fakte”, ka shkruar Martin në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat