Kylie Jenner e mohon sërish se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje plastike në fytyrë

Mediale Vip

Kylie Jenner e mohon sërish se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje plastike në fytyrë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:49
Kylie Jenner

Kylie Jenner është e famshme për markën e saj të kozmetikës, por miliarderja ka pasur një transformim mjaft gjatë viteve.

Megjithatë, pavarësisht se fansat komentonin shpesh për pamjen e saj gjithnjë në ndryshim, më e reja nga motrat Kardashian/Jenner mohoi të kishte bërë një operacion dhe këmbënguli se ajo kishte ‘vetëm mbushës ‘ në episodin e fundit të shfaqjes së saj në Hulu, “The Kardashians”.

Manjatja e make-up-it gjithmonë ka mohuar të ketë bërë ndonjë ndërhyrje estetike dhe në vend të kësaj i ka besuar mbushësit dhe grimit për të arritur pamjen e saj të skalitur.

Pas publikimit të trailerit të ri, shumë komentuan se si ylli ‘duket gjithmonë ndryshe’ sa herë që shfaqet në emision.

Megjithatë, në maj të vitit 2015, ajo pranoi se kishte aplikuar mbushës. Në vitin 2017 gjatë një episodi të Life of Kylie, nëna e një fëmije foli për vendimin e saj për të kryer procedurën.

“Isha 15 vjeç dhe isha e pasigurt për buzët e mia … Kisha buzë shumë të vogla. Ishte si një nga puthjet e mia të para dhe një djalë tha: “Nuk e mendoja se do të puthësh mirë sepse i ke buzët kaq të vogla” tha ajo, duke shtuar se “e kjo e lëndoi shumë”

Megjithatë, pavarësisht se ka pranuar për mbushjen e buzëve, ajo ka mohuar kategorikisht se ka bërë operacione plastike në një postim në Twitter.

“Këto thashetheme për operacione plastike lëndojnë ndjenjat e mia të jem e sinqertë dhe janë disi fyese”, ka shkruar Jenner.

Një kirurg plastik i tha më parë MailOnline se ai beson se fytyra e Kyliet është vepër e operacionit plastik, në veçanti ‘hunda e hollë’ e saj për të cilën ai besonte se ishte ndryshuar.

Kirurgu më i mirë plastik Mark Ho-Asjoe gjithashtu tha më parë për revistën Closer se ai beson se ajo ka bërë më shumë ndërhyrje sesa ajo pretendon.

“Kylie e ka bërë veten të duket shumë përtej viteve të saj. I gjithë operacioni që dyshoj se ajo ka bërë – mbushje në buzët dhe faqet e saj, një ndërhyrje në hundë dhe ndoshta nofullë. Sytë e saj duken më të gjerë, gjë që nënkupton se ajo mund të ketë pasur një operacion në sy”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat