Kim është modelja e përsosur për koleksionin e saj, në plan të parë pjesa më e përfolur e trupit të bukuroshes

Mediale Vip

Kim është modelja e përsosur për koleksionin e saj, në plan të parë pjesa më e përfolur e trupit të bukuroshes

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 18:36
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka pozuar e veshur bikini njëpjesëshe, si pjesë e një fushate të re të modës për markën e saj, SKIMS dhe shkaktoi reagime të shumta.

Bukuroshja ka thënë se ky është një nga koleksionet e saja të preferuara.

“Fotografitë që bëmë në provën e veshjes janë në fakt fotografitë e përdorura për fushatën, sepse janë shumë të mira. Unë jam gjithmonë duke kërkuar gjëra që mbajnë gjithçka në vend dhe nuk janë shumë të ngushta dhe mbulojnë celulitin. Kjo është ajo pëlhurë”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, poza ku të pasmet e saj janë në plan të parë, ka qenë shkak për një ortek reagimesh pasi shumë besojnë se është përdorur Photoshopi.

Megjithatë, influencuesja ende nuk iu është përgjigjur këtyre akuzave. New York Times raportoi se marka SKIMS, sipas vlerësimeve të fundit, vlen katër miliardë dollarë. Në vitin 2021, revista WSJ e shpalli atë ‘Novatorja e Vitit’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat