Kylie Jenner heq dorë nga photoshop, motrat Kardashian: Nuk i editojmë më fotot

Mediale Vip

Kylie Jenner heq dorë nga photoshop, motrat Kardashian: Nuk i editojmë më fotot

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 07:27
Kylie Jenner

Motrat Kardashian dhe Jenner prej vitesh kanë pushtuar botën e mediave sociale. Shpeshherë ato janë akuzuar nga miliona ndjekësit e tyre për promovimin e standarteve joreale të bukurisë.

Në të kaluarën ka patur raste kur imazhet e bukurosheve kanë marrë shumë kritika, pasi fansat kanë pikasur përdorimin e photoshop.

E lidhur me këtë temë Kylie Jenner është shprehur se ka hequr dore përfundimisht nga editimi i fotove në rrjetet sociale.

“Shoh kaq shumë vajza të reja që editojnë plotësisht fotot e tyre. Edhe unë e kam kaluar atë fazë por tani kam më shumë besim tek vetja”, është shprehur 25-vjeçarja gjatë episodit të radhës të “The Kardashians”.

Ndryshe nga themeluesja e “Kylie Cosmetics”, Khloé Kardashian vuri në dukje se komentet në rrjetet sociale kanë ndikuar në mungesën e vetëbesimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat