The Rock do të bëhet aktori më i paguar në histori

Mediale Vip

The Rock do të bëhet aktori më i paguar në histori

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 06:49
Dwayne Johnson

Dwayne Johnson do të bëhet aktori më i paguar për rolin e tij në komedinë e Krishtlindjeve të Amazon Prime Video ‘Red One’, ku do të luajë së bashku me Chris Evans, Lucy Liu dhe Nick Kroll.

Sipas një raporti në Puck, “The Rock” do të marrë 50 milionë dollarë për rolin e tij në film. Deri më tani pagën më të lartë, 40 milionë dollarë, e ka marrë Robert Downey J. për rolin e tij në filmin ” Captain America: Civil War” dhe Will Smith për filmin “King Richard”.

Ndërsa, skenari i “Red One” me regji të Jake Kasdan po mbahet i fshehtë.

Duke diskutuar për xhirimin e filmit me Johnson vitin e kaluar, Evans tha për comicbook.com se Dëayne Johnson është thjesht i jashtëzakonshëm.

“Ai është një djalë kaq i mirë. Është e pabesueshme ajo që ai bën në të vërtetë, ai është shumë gazmor. Ai është vërtet simpatik”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat